Një i moshuar nga Kosova ka humbur jetën sot në plazhin e Velipojës.

Policia bën me dije rreth orës 15:30, në zonën e “Plazhit të Vogël”, Velipojë, shtetasi kosovar E. M., 82 vjeç, dyshohet se, gjatë kohës që po lahej në det, ka pësuar arrest kardiak dhe, për pasojë, është mbytur, raporton TCh.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.