Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Greta Kazazi, ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për jetën personale, marrëdhënien me familjen e partnerit të saj, Onno, si dhe për projektet e reja televizive.
Duke folur për festën e 25-vjetorit të saj, Greta tregoi se kishte zgjedhur ta organizonte si një mënyrë për të falënderuar njerëzit që e kanë mbështetur, por edhe për të bashkuar familjet.
“Kam bashkuar familjen time dhe të Onnos”, u shpreh ajo.
Greta zbuloi gjithashtu se do të jetë pjesë e programit “Të Guximshmit” dhe e “E Diell”, ku do të shfaqet çdo të shtunë së bashku me Manushin dhe Irinin. Programi do të ketë në fokus natyrën, aventurat, trojet shqiptare dhe promovimin e bizneseve lokale.
E pyetur për marrëdhënien me Selin, Greta tha se raporti mes tyre është shumë i mirë, edhe pse angazhimet profesionale dhe udhëtimet kanë bërë që të takohen më rrallë gjatë verës.
