KRU Prishtina, ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në Podujevë që do bëhen nesër në disa pjesë të këtij qyteti.

Siç njofton KRU Prishtina, ndërprerja e ujit do bëhet për shkak të punimeve të detyruara, dhe se do të zgjasë nga nga ora 07:00 deri në përfundimin e punimeve, rreth orës 16:00.

Njoftimi:

NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË FURNIZIMIT ME UJË, Podujevë

Nesër, për shkak të punimeve të detyruara në gypin fi 400 mm, disa pjesë të qytetit të Podujevës do të mbeten pa furnizim me ujë.

Ndërprerja do të zgjasë nga ora 07:00 deri në përfundimin e punimeve, rreth orës 16:00.

📍 Zonat që do të preken:

Rr. Radio Llapi

Rr. Ali Ajeti

Rr. Shakadin Behrami

Një pjesë e qytetit, veçanërisht zonat në pozicion më të lartë.

Ju lutemi të siguroni paraprakisht sasinë e nevojshme të ujit.

Faleminderit për mirëkuptim.