Austria do të jetë pa një prej lojtarëve të saj kryesorë në përballjen e parë me Kosovën në Ligën e Kombeve.

Konrad Laimer do të mungojë në dy ndeshjet e para të Austrisë në këtë edicion, përfshirë sfidën ndaj Kosovës më 27 shtator, shkruan Indeksonline.

Bayern Munich ka njoftuar se 29-vjeçari ka pësuar një lëndim të lehtë në kofshën e majtë dhe për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Kosovës.

Megjithatë, ekziston mundësia që Laimer t’i bashkohet Përfaqësueses së Austrisë gjatë grumbullimit dhe të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Irlandës më 1 tetor dhe Kosovës më 4 tetor.

Vendimi për një zëvendësim të mundshëm të Laimerit në listën e Austrisë pritet të merret të dielën.

Kosova dhe Austria do të përballen fillimisht më 27 shtator në Vjenë, ndërsa më 4 tetor do të takohen sërish, kësaj radhe në Prishtinë. /IndeksOnline/