Si të pastroni filtrat e aspiratorit me sodë buke?
Sa shpesh e pastroni filtrin e aspiratorit? Shumica prej nesh shpesh e neglizhojnë këtë detaj thelbësor në mirëmbajtjen e kuzhinës. Megjithatë, ekziston një metodë e thjeshtë dhe efikase për t’i bërë filtrat të shkëlqejnë si të rinj.
**Përbërësit e nevojshëm:**
* Ujë
* Gjysmë gotë (1/2) sodë buke
* Një tigan të madh
**Udhëzime:**
1. Shtoni ujë mjaftueshëm në një tigan të madh për të zhytur plotësisht filtrin.
2. Ngadalë shtoni gjysmën e gotës me sodë buke.
3. Lëreni ujin të vlojë dhe mbajeni në zjarr për rreth 10 minuta.
Pas këtij procesi, filtri i aspiratorit tuaj do të jetë i pastër dhe do të duket si i ri, duke përmirësuar efikasitetin e tij. Kjo këshillë praktike vjen nga Shije.al.
