Policia e Prizrenit ka arrestuar personin me inicialet M.G., i cili dyshohet për përfshirje në disa vepra penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë. Arrestimi erdhi pas një pune intensive hetimore në terren dhe grumbullimit të provave nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve në Stacionin Policor të Prizrenit.
Gjatë ndalimit të tij, tek i dyshuari u gjet dhe u sekuestrua një sasi e dyshuar kokaine.
Më pas, në koordinim me prokurorinë, u krye bastisje në banesën e të dyshuarit, ku u zbuluan dhe u sekuestruan prova materiale që lidhen me rastet e vjedhjeve.
Gjatë marrjes në pyetje, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari pranoi se kishte kryer disa vjedhje në markete dhe vetura. Me vendim të prokurorit, M.G. është ndaluar për 48 orë.
