Pothuajse të gjitha grupet e tifozëve shqiptarë janë mbledhur sot në kryeqytetin e Kosovës, në një protestë të përbashkët në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas zhvillimeve të fundit lidhur me procesin gjyqësor në Hagë.
Tifozë nga qytete të ndryshme shqiptare janë bërë bashkë në Prishtinë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të fundit të lidhur me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, shkruan Indeksonline
Protestuesit kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit me flamuj kombëtarë e të Kosovës, ndërsa janë dëgjuar thirrje në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së./Indeksonline/
