Kombëtarja e Kosovës e ka publikuar formacionin zyrtar, për ndeshjen e sontme ndaj Austrisë.
Kjo ndeshje i përket xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, Liga B.
Selektori i Kosovës pothuajse ka vendosur për formacionin e njëjtë që e pati edhe në fitoren ndaj Irlandës.
Ka vetëm dy ndryshime, dhe njëri është i detyruar.
Ron Raçi do të luajë në vend të Albian Hajdarit të lënduar, teksa Ermal Krasniqi e nis në vend të Edon Zhegrovës.
FORMACIONET E PLOTA:
AUSTRIA: Zawieztchisky; Veratschnig, Affengruber, Danso, Wober; Schlager, Seiwald; Wimmer, Wanner, Schmid; Adamu.
KOSOVA: Muric; Dellova, I. Krasniqi, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; E. Krasniqi, Muriqi, Zabërgja.
Ndeshja do të nis nga ora 18:00 dhe luhet në Vjenë./GazetaExpress/
