Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë një fotografi në Instagram, ku ka bërë të ditur se kushëriri i saj, Andi Gjakova, është martuar me gruan e ëndrrave të tij.
“Kushëriri im u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe patëm një dasmë të madhe shqiptare!!!”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj, duke etiketuar çiftin.
Në fund të postimit, artistja ka shtuar me humor: “Po na rritet rrethi!!!!!”, ndërsa ka shoqëruar publikimin me emoji të zemrave të bardha. /Gazeta Express
