Sasa Hoda ka publikuar fotografi nga protesta e mbajtur në Gjakovë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protestat po zhvillohen në disa qytete të Kosovës nën moton “Jo në emrin tim”, pas dënimit me gjithsej 81 vjet burgim të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, shkruan Indeksonline.
Në postimin e saj, Hoda ka shkruar shkurt: “JO NE EMRIN TIM!”, duke e shoqëruar mesazhin me fotografi nga tubimi në Gjakovë.
Protestat janë organizuar nga degë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Kosovës. Organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e tubimeve, ndërsa një protestë e përnatshme është paralajmëruar deri më 1 tetor/Indeksonline/
