Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me protestën e Ferdonije Qerqezit kundër verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së gjatë marshit të organizuar në Gjakovë, duke theksuar se një shtet që e njeh çmimin e lirisë nuk duhet ta relativizojë padrejtësinë.
Rama kujtoi tragjedinë e Qerkezit, të cilës i mungon burri dhe katër djemtë, përfshirë djalin më të vogël, vetëm 14 vjeç.
Rama tha se dalja e Qerkezit në rrugë pas gjithë kësaj tragjedie përbën më shumë se një protestë, duke e cilësuar atë si një akt politik dhe moral.
Sipas tij, historia e Ferdonije Qerkezit përfaqëson një kujtesë kolektive të Kosovës dhe dëshmon se vendi nuk duhet të pranojë të harrojë padrejtësitë e së kaluarës. /Gazeta Express
