Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), së bashku me Policinë e Kosovës, po zhvillojnë sot një stërvitje të përbashkët për kontrollin e turmave dhe trazirave.

Kjo stërvitje po mbahet në kompleksin e EULEX-it, në zonën industriale të Prishtinës, dhe është pjesë e aktiviteteve të rregullta të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Gjatë ushtrimit, parashikohet angazhimi i personelit dhe pajisjeve në zonën e stërvitjes. Qëllimi i këtij aktiviteti është avancimi i gatishmërisë operacionale dhe forcimi i bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet institucioneve të sigurisë.

Stërvitja zhvillohet në përputhje me standardet evropiane, me synim rritjen e koordinimit mes EULEX-it dhe institucioneve të sigurisë në Kosovë.