Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një ballafaqim publik.
Gjini theksoi se është i gatshëm të debatojë me kryeministrin Kurti në studion e emisionit “Rubikon”, duke shtuar se nuk merr pjesë në takime të mbyllura.
Në një deklaratë për “Klan Kosova”, Gjini shprehu gatishmërinë për t’u përballur me kryeministrin Kurti publikisht. Ai theksoi se dëshiron një debat të hapur para qytetarëve, pasi ka shumë çështje për të diskutuar. Gjini shtoi se, megjithëse kjo qasje mund të mos jetë “në modë” aktualisht, shpreson se një ditë do të realizohet një përballje e tillë para gjithë qytetarëve të Kosovës.
