Jonida Vokshi, çaste familjare plot dashuri: “Dy të vegjlit e mi, një botë e tërë!”

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka publikuar në rrjetet sociale një moment prekës nga jeta e saj familjare.

Në një fotografi të shpërndarë në Instagram, ajo shfaqet pranë dy fëmijëve të saj, duke shijuar orë relaksi buzë pishinës.

Vokshi e ka shoqëruar imazhin me një mbishkrim të shkurtër, por plot ndjenjë: “Të dy vegjël, për mua një botë e tërë!”

Fotografia përcjell qartë atmosferën e një dite verore dhe thekson dashurinë e saj të madhe për familjen. Postimi ka marrë menjëherë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar çastet e veçanta.