Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se, për t’u përballur me Gjykatën Speciale, Kosovës duhet t’i hiqet rreziku i shkuarjes në zgjedhje të reja.
Në një intervistë për emisionin “Kosova Live” në T7, Rrustemi shpjegoi se, ndonëse çështja e ndryshimit të Ligjit për Gjykatën Speciale dhe ajo e zgjedhjes së presidentit janë dy tema të ndara, afatet kohore i lidhin ato ngushtë.
