Universiteti i Harvardit i ka akorduar diplomë nderi historianit të njohur Noel Malcolm. Ky lajm është bërë publik më herët gjatë këtij viti.
Në njoftimin e tij, Harvardi vuri në pah punën e Malcolm për Kosovën, duke cituar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kurti vlerësoi kontributin e historianit në dokumentimin e ngjarjeve të viteve ’90, duke theksuar se: “Puna e tij erdhi në kohën e duhur, pasi propaganda po përdorej për të justifikuar gjenocidin, dhe ajo dokumentoi diskriminimin sistematik të shqiptarëve.”
