Hamza: Kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales – Kurti pret opinionin ligjor të MD-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7, deklaroi se për partinë e tij nuk ka prioritet më të lartë sesa Projektligji për Gjykatën Speciale.

Ai theksoi se po punojnë paralelisht për të mbledhur 40 nënshkrime, të nevojshme për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme dhe futjen e projektligjit në rend dite.

Lidhur me këtë projektligj, Hamza bëri të ditur se kryeministri Albin Kurti po pret opinionin ligjor nga Ministria e Drejtësisë (MD).

Megjithatë, Hamza shtoi se edhe pas marrjes së opinionit nga MD-ja, Kurti nuk ka shprehur një qëndrim të qartë nëse do ta mbështesë ose jo projektligjin.