Sot zhvillohet Forumi Kosovë–Luksemburg, një ngjarje kyçe e fokusuar në mobilizimin e investimeve private.
Ky takim do të mbledhë përfaqësues të lartë nga institucionet qeveritare, sektori financiar, komuniteti i biznesit dhe ekspertë të fushës.
Forumi, i cili nis punimet në orën 08:30, ka për qëllim të krijojë një platformë për diskutim dhe bashkëpunim intensiv. Fokusi do të jetë në mobilizimin e kapitalit privat dhe nxitjen e rritjes së investimeve në Kosovë.
Temat kryesore të diskutimit pritet të përfshijnë mundësitë aktuale për investime, rolin thelbësor të sektorit financiar, si dhe zhvillimin e mekanizmave të reja për mbështetjen e ndërmarrjeve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik afatgjatë.
