A ke menduar ndonjëherë se sa më lehtë mund të bëhet ndërrimi i veturës nëse ajo që ke sot bëhet pjesë e blerjes së veturës së ardhshme?

Me Trade-In nga Foleja Motors, tani mund ta kthesh veturën tënde aktuale në një mundësi për të kaluar në një Opel Mokka të re.

Në vend që të merresh me shitjen e veturës së vjetër dhe të fillosh gjithçka nga zero, Trade-In ta thjeshton procesin: vetura jote mund të përdoret si pjesë e pagesës për Mokka-n e re.

Më shumë se një ndryshim. Një hap përpara.

Opel Mokka është krijuar për ata që duan të dallohen. Dizajn modern, linja dinamike, teknologji bashkëkohore dhe komfort që e bën çdo udhëtim më të këndshëm.

Qoftë për lëvizjet e përditshme në qytet apo për udhëtimet jashtë tij, Mokka sjell një kombinim të stilit dhe funksionalitetit që i përshtatet mënyrës moderne të jetesës.

Dhe për ta bërë kalimin edhe më të lehtë, Foleja Motors ofron mundësi për 100% financim.

Ndoshta vetura jote e ardhshme është më afër se sa mendon.

Nëse ke një veturë që po mendon ta ndërrrosh, mos e shiko vetëm si veturën që po e lë pas. Shikoje si një mundësi për të bërë hapin drejt diçkaje të re.

Vizito Foleja Motors në showroom-in “Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, km 5” dhe informohu për vlerësimin e veturës tënde dhe zbulo mundësitë për ta bërë Mokka-n tënde të re realitet.

Nga vetura që ke sot, drejt veturës që dëshiron nesër.