Dibran Hoxha: Zgjedhjet po afrojnë, vendi mbetet në amulli prej dy vitesh
Analisti Dibran Hoxha, i ftuar në emisionin “Kosova Live” në T7, ka komentuar situatën politike në vend.
Ai theksoi se zgjedhjet po afrojnë dhe vendi po vazhdon të mbetet “në një amulli që e karakterizon prej dy vitesh”.
“Me një bindje pesimiste, them se duke marrë parasysh mungesën e veprimeve lidhur me Gjykatën Speciale dhe formimin e institucioneve, zgjedhjet janë edhe ashtu afër. Afati veç po shterret dita-ditës, dhe ne prapë mbetemi në të njëjtën amulli që na ka shoqëruar tash e dy vjet,” deklaroi Hoxha për T7.
