**Petrol Company forcon praninë dhe zgjeron shërbimet në Kosovë**

Petrol Company, e pranishme me pika në të gjithë Kosovën, vazhdon të ofrojë derivate cilësore, çmime konkurruese dhe shërbim profesional. Kompania synon të shoqërojë udhëtarët në rrugët e tyre të përditshme dhe ato të gjata, duke garantuar një ndalesë me vlerë të shtuar.

Përveç furnizimit me karburant, stacionet e Petrol Company ofrojnë edhe shërbime të tjera shtesë, duke siguruar komoditetin e nevojshëm gjatë rrugës. Këtu përfshihen marketet “One Stop Shop”, të cilat sigurojnë një gamë të gjerë produktesh për udhëtim dhe nevoja të përditshme. Po ashtu, restorantet “Be Happy” ofrojnë mundësinë për të shijuar një kafe, një shujtë të shijshme apo një pushim të këndshëm.

Kompania thekson se zgjerimi i vazhdueshëm i rrjetit dhe përmirësimi i shërbimeve mbeten prioritet, me qëllim që të jetë gjithnjë e më afër klientëve. Petrol Company përpiqet të ofrojë një përvojë që ndërthur cilësinë, mundësitë për kursim dhe mikpritjen.

Petrol Company informon klientët se çmimet dhe ofertat më të fundit janë të disponueshme përmes grupit zyrtar të kompanisë në Viber, duke mundësuar informim në kohë reale.