Organizatori i protestave, Çlirim Haziri, ka njoftuar se sot do të mbahet protestë në sheshet e Prishtinës kundër vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Haziri ka bërë të ditur se protesta dhe marshimi do të nisin në ora 16:00, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u bashkohen.

“Sot, më 1 Tetor, jemi përsëri bashkë. Në ora 16:00, në sheshet e Prishtinës, ngremë zërin kundër vendimit në Hagë. Jemi bashkë për UÇK-në. Jemi bashkë për të vërtetën tonë. Sot marshojmë”, ka shkruar Haziri.
Ai ka njoftuar gjithashtu se nga nesër do të vazhdojë protesta e mbrëmjes.