**Kroaci: Aktakuzë ish-futbollistit Dario Simic**

Prokuroria kroate ka ngritur aktakuzë ndaj ish-futbollistit të mirënjohur kroat, Dario Simic. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe nxitje për shpërdorim detyre dhe autoriteti, lidhur me përfshirjen e tij në lëshimin e një lejeje për funksionimin e një kampi në Tisno.

Aktakuza është ngritur pranë Gjykatës së Qarkut të Splitit. Simic dhe dy të pandehur të tjerë u arrestuan më 14 korrik të këtij viti, kur prokuroria speciale kroate, USKOK, nisi hetimin kundër tyre.

Dario Simic ka qenë një figurë e njohur në futbollin kroat, duke përfaqësuar kombëtaren dhe duke luajtur për klube të mëdha si Interi dhe Milani.