Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një seri fotografish nga Milano.

Në postimin e publikuar së fundmi, Dua shfaqet me një veshje elegante, syze me xhama të verdhë dhe një çantë të zezë, teksa pozon pranë një muri karakteristik prej guri, shkruan Indeksonline.

“Milan… such a cool place”, ka shkruar artistja në përshkrimin e postimit.

Fotografitë kanë marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e saj në rrjetet sociale./Indeksonline/