Kombëtarja Shqiptare mbajti stërvitjet e fundit në Finlandë para ndeshjes së nesërme.
Ndeshja e vlefshme për grupin 1 të ligës C, me “Kuqezinjtë” që synojnë fitoren e tretë radhazi pas atyre ndaj Bjellorusisë dhe San Marinos.
Nga ndeshja do të mungojë Luis Hasa, i cili mbeti në Tiranë por që ka arritur të rikuperohet dhe do të bëjë rikthimin e tij për ndeshjen e së martës ndaj San Marinos në “Air Albania”.
Kujtojmë se ndeshja Finlandë-Shqipëri zhvillohet nesër, në orën 15:00./IndeksOnline/
