Reperja shqiptare, Loredana Zefi, është shfaqur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit, në Cyrih.
Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Karim Adeyemi, shkruan IndeksOnline.
Në pamjet e publikuara nga albinfo, shihet se të dy kanë vendosur të vishën njësoj, me xhinse, këmisha, kravata dhe xhaketa prej lëkure.
Ata po shfrytëzojnë pushimin kombëtar, për të vizituar Zvicrën.
Javën e ardhshme, çifti do të kthehet në Barcelonë, pasi Adeyemit i duhet të jetë në krye të detyrës me ekipin katalunas.



