Kombëtarja e Shqipërisë e ka pësuar edhe golin e dytë sot në ndeshjen ndaj Finlandës, dhe tashmë është në disavantazh.
Shqipëria po mposhtet 2-1 në Helsinki, pasi fillimisht ishte në epërsi prej 1-0.
Leo Walta ka shënuar në minutën e 71-të për 2-1.
Ai ka shënuar nga goditja e lirë, nga një distancë e konsiderueshme.
23-vjeçari shënoi edhe golin e parë për Finlandën në këtë përballje, po ashtu nga goditja e dënimit, në minutën e 26-të.
Shqipëria po luan me një lojtar më pak, pasi Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 22-të.
Rey Manaj shënoi për Shqipërinë, në minutën e katërt të ndeshjes./GazetaExpress/
