Reperja e njohur, Loredana, duket se ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në pamje.

Artistja është shfaqur në Festivalin e Filmit në Cyrih dhe vëmendjen e ka marrë fytyra e saj që duket pak më ndryshe, shkruan IndeksOnline.

Artistja dukshëm kishte bërë botoks vite më parë, duke fryrë buzët e pak edhe mollëzat.

Por, mesa duket, ajo ka vendosur të përqafojë dukjen e saj natyrale, duke hequr botoksin.

Buzët e Loredanës duken më të vogla, teksa mollëzat i duken pak më pak të shfryera.