Aksident trafiku në Prugovc, një këmbësor lëndohet rëndë
Një person ka pësuar lëndime të rënda mbrëmë në fshatin Prugovc të Prishtinës, si pasojë e një aksidenti trafiku.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 20:36, ku dyshohet se shoferi i një veture, pasi nuk iu përshtat shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ka goditur një këmbësor.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor në vendin e ngjarjes, por për shkak të lëndimeve të rënda, është transportuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse.
