Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, vendos logon e UÇK-së në ulësen e ministres Donika Gërvalla
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka vendosur logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në ulësen e rezervuar për ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Televizioni T7 ka publikuar pamje nga momenti kur deputetja Bytyqi i afrohet ulëses së Gërvallës dhe vendos simbolin e UÇK-së.
