Protestuesit janë mbledhur sërish në sheshet e Prishtinës, duke kërkuar miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ata kanë deklaruar se nuk do të largohen nga sheshi pa u marrë vendim për ligjin, ndërsa protesta po merr formë të qëndrueshme.

Protestuesit kanë nisur vendosjen e tendave në sheshin pranë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, duke sinjalizuar se do të qëndrojnë aty edhe në vazhdim.

“Ne nuk do të ndahemi”, është një nga mesazhet e protestuesve, të cilët po kërkojnë nga deputetët miratimin e ligjit.