Ibrahim Tatlıses, mesazh nga spitali për fansat dhe akuza për probleme financiare
Artisti i njohur turk, İbrahim Tatlıses, është shtruar në spital dhe ndodhet në kujdes intensiv, pas një infeksioni të dyshuar. Ai u sëmur në shtëpinë e tij në Stamboll disa ditë më parë, çka solli edhe shtrimin e tij.
Nga shtrati i spitalit, Tatlıses dëshiroi të qetësonte admiruesit e tij. Përmes një mesazhi ai tha: “Jam në kujdes intensiv, por jam shumë mirë, njoftojini fansat e mi.”
Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Tatlıses nuk ngurroi të shprehte edhe pakënaqësinë e tij në lidhje me çështjet financiare. Ai theksoi se i kishte dhënë mbështetje të madhe djalit të tij, Ahmetit, në të kaluarën, duke deklaruar me zhgënjim: “I dhashë Ahmetit 7 dyqane dhe ai i shkatërroi të gjitha.” Gjithashtu, artisti pohoi se të ardhurat nga shitjet e disa shtëpive nuk i janë dhënë atij.
/Indeksonline/
