Arta Bajrami bën thirrje: Projektligji për autizmin, ndër prioritetet e para të Kuvendit!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës dhe nisjes së punës së institucioneve të vendit. Ajo ka bërë thirrje që projektligji për fëmijët me autizëm të jetë ndër pikat e para të rendit të ditës në Kuvend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajrami shprehet se tashmë që Kosova ka presidenten dhe institucionet kanë nisur veprimtarinë, kërkesa është e qartë: “Projektligji për fëmijët me nevoja të veçanta (Autizmin), të jetë menjëherë ndër pikat e para të rendit të ditës në Kuvend. Fëmijët nuk presin”, ka shkruar këngëtarja.

Reagimi i artistes vjen si një zë për të kërkuar vëmendje më të madhe institucionale ndaj nevojave të fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre. Me këtë mesazh, Bajrami thekson rëndësinë e trajtimit me prioritet të kësaj çështjeje në agjendën parlamentare, duke vënë në pah urgjencën e situatës.