Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur t’u japë Çmimin Nobel në Kimi për vitin 2026 Henry B. Kagan dhe Kenzo Soai “për zbulimin e efekteve jolineare dhe autokatalizës në sintezën organike asimetrike”.

Çmimi Nobel për Fizikë për vitin 2026 iu dha dje Francis Halzen për punën e tij mbi grimcat fantazmë të quajtura neutrino, si dhe detektorin IceCube në Polin e Jugut. Halzen, një fizikant belg i grimcave nga Universiteti i Wisconsin-Madison, është fituesi i një çmimi prej 12 milionë kronësh suedeze të dhënë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm./Indeksonline/