Gjashtëdhjetë e tre minatorë të minierës së Trepçës janë ngujuar në horizontin e 11-të të saj.

Shkak i incidentit, sipas Komandantit të Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi, i cili foli për Klankosova, është djegia e trafostacionit kryesor në atë horizont.

Ibishi theksoi se ekipet e shpëtimit janë duke punuar intensivisht për nxjerrjen e tyre, ndërkohë që minatorët mbeten ende të ngujuar.

“Gjashtëdhjetë e tre minatorë janë ngujuar. Trafostacioni kryesor është djegur. Jemi duke punuar për nxjerrjen e tyre,” citohet të ketë thënë Ibishi.