**Tre avionë detyrohen të anulojnë uljen për shkak të një traktori pranë pistës në Rusi**
Tre avionë pasagjerësh u detyruan të anulonin uljen e tyre dhe të fluturonin rrotull aeroportit Tolmachevo në Novosibirsk, Siberi, pasi një traktor u shfaq papritur pranë pistës.
Incidenti preku dy avionë të tipit S7 Embraer 170, që vinin nga Ust-Kamenogorsk dhe Surgut, si dhe një avion Rossiya Boeing 737-800 nga Soçi. Ata ishin në fazën e afrimit për ulje kur traktori hyri në zonën e pistës pa autorizim paraprak nga kontrolli i trafikut ajror.
Sipas mediave ruse, të cituara nga Aerotelegraph, traktori, i operuar nga një nënkontraktor, raportohet se po mbillte bar pranë pistës 34. Ky veprim u krye pa leje apo konsultim me autoritetet e aeroportit.
Pas incidentit, kontrollorët e trafikut ajror urdhëruan avionët të bënin xhiro, duke parandaluar kështu një ulje të mundshme të rrezikshme. Autoritetet kanë nisur një hetim të brendshëm për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
