Ish-mesfushori gjerman, Toni Kross, po shqyrton mundësinë që në të ardhmen të bëhet trajner i një skuadre të ekipit të parë.
Kështu ka raportuar “Diario AS”.
Sipas këtij mediumi sportiv, Kroos i cili i dha fund karrierës si futbollist pas Euro 2024, mund të nisë një kapitull të ri në futboll nga bankina.
Gjermani gjatë karrierës së tij ka punuar me disa prej trajnerëve më të njohur në botë, përfshirë Pep Guardiolën, Carlo Ancelottin dhe Zinedine Zidanen.
Megjithatë, për momentin bëhet fjalë vetëm për një mundësi që Kroos po e shqyrton dhe nuk ka ende ndonjë vendim përfundimtar apo klub të caktuar.
