Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur një njoftim lidhur me gjendjen e vendpunishtes së shembur në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtina, duke njoftuar për masa kundër investitorit dhe përgjegjësve të projektit.

Sipas tij, meqenëse investitori nuk ka respektuar vendimin për mbushjen e gropës në Llamellat 4 dhe 5, është iniciuar procedurë kundërvajtëse ndaj kompanisë dhe përfaqësuesit të saj ligjor.

“Meqenëse investitori nuk ka respektuar vendimin për mbushjen e gropës në Llamellat 4 dhe 5, është iniciuar procedurë kundërvajtëse, duke u shqiptuar gjobë prej 30,000 € për kompaninë, 3,000 € për përfaqësuesin ligjor.”, ka njoftuar Rama.

Njoftimi i tij i plotë