Bebe Rexha ndan foto pa grim, thekson natyralitetin

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë me publikun një sërë fotografish të reja, duke shpërfaqur copëza nga jeta e saj e përditshme.

Mes imazheve të publikuara, veçanërisht kanë tërhequr vëmendjen dy prej tyre, ku artistja shfaqet pa grim fare, duke vënë në pah natyralitetin e saj.

Artistja shqiptare, e njohur për thjeshtësinë dhe mungesën e komplekseve rreth pamjes së saj fizike, vazhdon të jetë një frymëzim për shumë, shkruan IndeksOnline.

Ndërkohë, Bebe Rexha po shijon suksesin e albumit të saj të fundit, “Dirty Blonde”, i cili shënon projektin e parë të saj si artiste e pavarur.