Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatohen marrëveshjet ekzistuese.
Duke raportuar para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, Due theksoi se zbatimi i marrëveshjeve është i rëndësishëm.
Due mirëpriti zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, si dhe formimin e institucioneve, duke i cilësuar këto si hapa inkurajues drejt tejkalimit të ngërçit politik.
Ai theksoi nevojën që ky përparim të përkthehet në qeverisje efektive për të gjitha komunitetet. Shefi i UNMIK-ut rikonfirmoi përkushtimin e misionit për dialog, ndërtimin e besimit dhe gjithëpërfshirjen ndërmjet komuniteteve, si dhe nënvizoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm ndërkombëtar në Kosovë dhe rajon.
