Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë pyetjeve parlamentare, ka pyetur ministrin Dimal Basha për semaforët në Skenderaj.

Musliu është ankuar, se ka vite në Skenderaj semaforët janë jofunksionalë dhe si pasojë po shkaktohen aksidente, ndërsa nga pyetja e deputetes Musliu, disa deputetë kanë filluar të qeshen, duke i thënë se kjo është kompetencë e Komunës dhe jo ministrit.

Deputetja ka reaguar pas përqeshjeve të deputetëve, duke thënë se ata e shohin “Skenderajn si xhungël”.

‘“Këtu qeshin disa, sepse këta e shohin Skenderajn si xhungël. Kryetare a po mban diciplinë, a po i qet ti përjashta apo i qes unë?”, është shprehur Musliu.