**Arrestohet personi që qëlloi me armë në Leposaviq, sekuestrohet një pushkë gjysmë-automatike**
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Ceraj të Leposaviqit, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2023, rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Gjatë operacionit policor, në vendin e ngjarjes u sekuestruan një pushkë gjysmë-automatike dhe dhjetë fishekë.
Edhe pse i dyshuari u lirua me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.
Policia e Kosovës konfirmoi incidentin në raportin e saj 24-orësh, duke e cilësuar rastin si “mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armëve”.
