**Zjarri përfshin garazhin e një ndërtese në Prishtinë: Digjen dy vetura dhe një motoçikletë**

Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në garazhin e një ndërtese banimi në rrugën “Tring Smajli” në Prishtinë. Si pasojë e flakëve, dy vetura janë dëmtuar rëndë; njëra prej tyre është shkatërruar plotësisht, ndërsa tjetra ka pësuar dëme të pjesshme.

Zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar lajmin, duke theksuar se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ky incident. Po ashtu, një motoçikletë ka pësuar dëme të pjesshme nga zjarri.

Si masë paraprake, banorët e ndërtesës janë evakuuar pasi tymi i dendur kishte përfshirë ambientet e brendshme. Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shuar plotësisht zjarrin.