Mungesa e Adrit dhe Ilirianës në dasmën e Aurorës dhe Kushtrimit: Zbardhet arsyeja
Adri dhe Iliriana nuk ishin të pranishëm në dasmën e Aurorës dhe Kushtrimit, një mungesë që tërhoqi vëmendjen e publikut. Arsyeja e kësaj mungese të papritur lidhet me një fustan.
Sipas burimeve të Prive Klan Kosova, fustani që Iliriana kishte planifikuar të vishte u dëmtua apo u bë i papërdorshëm në momentet e fundit. Për pasojë, çifti u detyrua të mos merrte pjesë në ceremoninë e dasmës së kolegut të tyre, Kushtrimit.
Mungesa e tyre u vu re veçanërisht, pasi Adri dhe Iliriana menaxhohen profesionalisht nga i njëjti agjent me Kushtrimin.
