Altin Krasniqi zbardh premtimet e Presidentes Shiroka-Pula gjatë vizitës në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka folur për media lidhur me vizitën e presidentes Justina Shiroka-Pula në shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit.

Krasniqi theksoi se presidentja Shiroka-Pula ka premtuar se do të bëjë gjithçka që është e mundur brenda kornizave ligjore për të ndihmuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Presidentja na ka thënë se çdo gjë që është brenda kornizave ligjore, unë do ta bëj për t’i ndihmuar në procesin e Apelit dhe në miratimin e Ligjit,” citoi Krasniqi.

Përveç kësaj, Altin Krasniqi theksoi se kjo vizitë e presidentes ishte e para në gjashtë vjet nga një përfaqësues i institucioneve shtetërore.

“Ka një rëndësi edhe për familjen, që institucionet janë të gatshme të kontribuojnë për të mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së,” shtoi ai.