Tubat e radiatorëve plasin në një kopsht në Prishtinë, fëmijët presin prindërit mbi tavolina
Mesditën e së mërkurës, në institucionin parashkollor “Dielli” në kryeqytet, tubat e radiatorëve kanë plasur në disa klasa.
Si pasojë e këtij incidenti, aktiviteti mësimor në këtë institucion është ndërprerë. Prindërit janë njoftuar për t’i tërhequr fëmijët e tyre, raporton IndeksOnline.
Portali IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku vërehet situata e krijuar pas plasjes së tubave të ngrohjes.
