Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.
Me këtë rast, e Dërguara e Posaçme Pierce përcolli urimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe të Kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e Presidentes dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve të Kosovës. Ajo shprehu përkrahjen e plotë dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, përparimin demokratik dhe proceset e saj politike e zhvillimore.
Kryeministri Kurti falënderoi të Dërguarën e Posaçme Pierce për urimet dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë britanike drejt partneriteteve të reja strategjike.
