Kushtrimi Kelani dhe Aurora Rrusta u shfaqën për herë të parë publikisht si çift i martuar.
Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova folën shkurtimisht për jetën pas dasmës, duke treguar se po kalojnë shumë mirë dhe se e kanë shijuar në maksimum këtë ditë të veçantë për ta.
Megjithatë, një nga temat që u përmend gjatë bisedës ishte edhe dasma, e cila mori vëmendje në rrjetet sociale, veçanërisht Benita për shkak të ngjyrës së fustanit në dasmën e tyre.
E pyetur për këtë çështje dhe për aludimet në rrjetet sociale se Benita ua kishte prishur dasmën, Aurora falënderoi të gjithë të ftuarit për pjesëmarrjen, përfshirë edhe Benitën, duke u shprehur:
“Jemi kënaqur tepër shumë”. Megjithatë, ajo nuk deshi të komentonte më tej rreth kësaj teme.
Në fund, Kushtrimi dhe Aurora folën shkurtimisht edhe për muajin e mjaltit, duke konfirmuar se do të dëshironin të udhëtonin drejt një destinacioni të ngrohtë.
