Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohen dhjetë pika të rendit të ditës, raporton Ekonomia Online.
Në mesin e pikave kyçe për diskutim është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, si dhe ai për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor.
Rendi i ditës përfshin shqyrtimin e parë të projektligjeve të mëposhtme:
* Për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg;
* Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;
* Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;
* Për Shërbimet e Pagesave;
* Për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030;
* Për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore;
* Për Banim Social dhe të Përballueshëm;
* Për Shtetësinë e Kosovës;
* Për Lëndët Plasëse;
* Për Provimin e Maturës Shtetërore.
