Presidentja Shiroka Pula takon profesorin amerikan Edward Joseph, përgëzohet për marrjen e detyrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim profesorin amerikan Edward Joseph. Joseph, i cili është ligjërues dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme të Universitetit John Hopkins, në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS), e përgëzoi Presidenten për marrjen e detyrës dhe i uroi sukses në ushtrimin e mandatit.

Gjatë takimit, Presidentja Shiroka Pula dhe profesori Joseph diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon.

Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për urimet e profesorit Joseph dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut të vazhdueshëm me miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë për çështjet me interes të përbashkët.